Një 40-vjeçar, turist nga Kosova, ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Velipojës. Pushuesit e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 40-vjeçarit por pa mundur që t’i shpëtonin jeën.
Ajo që është vënë re nga pushuesit pas ngjarjes është mungesa e rojeve bregdetare, si dhe mbërritja me vonesë e ambulancës në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera lidhur me shkakun e vdekjes së tij.