Gjermania mund të fillojë lehtësimin e masave anti-Covid. The Guardian shkruan se sipas Ministrit të Shëndetësisë në vend, Jens Spahn mund të hiqet mbajtja e detyrueshme me maskës. Ai është shprehur se me rënien e infektimeve në vend, në Gjermani do të nisë dhe heqja e maskave. Fillimisht do të hiqet mbajtja e maskave në ambjentet e jashtme dhe më pas në ambientet e brendëshme.
“Me rënien e normave të incidencës, ne mund të vazhdojmë në faza. Faza e parë do të ishte heqja e mbajtjes së maskave jashtë. Në rajone me numër shumë të ulët dhe një normë të lartë vaksinimi, mbajtja e maskave mund të hiqet gradualisht brenda,” shtoi ai.
Deri tani në Gjermani janë dhënë 60.1 milion doza vaksinash, nga të cilat 21.4 milion persona janë vaksinuar plotësisht