Këtë javë pritet një tjetër lirim i masave anticovid, ai i grumbullimit të njerëzve në ambient të hapur nga 10 në 50 vetë.
Por pak ditë me parë organizata botërore e shëndetësisë i bëri apel vendeve europiane të bëjnë kujdes dhe të mos bëjnë gabimin e verës se kaluar pasi mund të ketë shpërthime të tjera, ndërkohë që komiteti teknik i ekspertëve në vendin tonë është nën presion për të liruar më tej masat kufizuese për të cilat po vlerësohet çdo dy javë.
Varianti Delta i mutacionit indian i cili ka alarmuar Britaninë dhe ka infektueshmëri shumë të lartë se sa variantet e tjera ka të dhëna se është rezistent edhe ndaj vaksinave por nuk ka mortalitet të lartë./Top Channel