Një situatë komike ka ndodhur gjatë ‘Euro 2020’. Teksa të gjithë kishin hipur në autobus për t’u nisur për kryeqytet, Gianluca Vialli mungonte. Autobusi u nis mirëpo ndaloi për të marrë shefin e delegacionit të kombëtares italiane.
Italia zhvillon ndeshjen e dytë të Euro 2020 ditën e nesërme. Skuadra e Roberto Mancinit, që fitoi 3-0 ndaj Turqisë në debutim, do të presë Zvicrën në “Olimpico” të Romës.