Aleksandër Vuçiç në një deklaratë më shkrim ka bërë të ditur se ai do ta informonte Kuvendin e Serbisë për detajet e negociatave me Prishtinën.
Ai tha se gjëja e vetme për të cilën ata kishin arritue të flisnin ishin kërkesat për të gryer gërmime në mënyrë që të nxirnin varret masive. Vuçiç tha se e vetmja përgjigje që mori nga Kurti ishte se Prishtina do ta shqyrtonte terrenin. Nga ana tjetër ai tha se Beogradi nk po mbron asnjë kriminel dhe se nuk ka probleme me gërmimet.
Deklarata e Vuçiç:
E vetmja gjë për të cilën kemi arritur të flasim të paktën pak ishin kërkesat për të kryer gërmime në mënyrë që të zbulojmë varre masive. Ne kërkuam gërmime në Koçare, por nuk morëm asnjë përgjigje, përveç se Prishtina do të shqyrtojë terrenin. Ne nuk morëm ndonjë përgjigje për disa vendndodhje të tjera. Kam pasur mirëkuptim nga përfaqësuesit e BE-së për të gjitha këto kërkesa. Shqiptarët thanë se nuk donin të lejonin gërmimin sepse dikush mund të konkludonte se si ata i kryen krimet. Të gjithë shikuan me habi njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, Beogradi nuk mbron asnjë kriminel dhe ne nuk kemi asnjë problem me gërmimet. Ne duam të gjejmë trupat e viktimave tona, si ushtarë dhe civilë. Ne ishim afër një marrëveshjeje që do të kontribuonte të paktën pak paqe dhe stabilitet midis serbëve dhe shqiptarëve, dhe më pas delegacioni i Prishtinës kërkoi që Veljko Odalović të zëvendësohej kur ata e quanin “Goering”.