Sekuestrohen 2,000 rrënjë marijuhanë në periferi të Vjenës dhe arrestohen tre shtetas të Maqedonisë. Në një aksion të përbashkët mes policisë tonë dhe asaj austriake u shkatërrua një grup ndërkombëtar kriminal. Në territorin e kryeqytetit austriak janë zbuluar tre laboratorë ilegalë të prodhimit të drogës, ku shërbimet e të dyja shteteve kanë ndjekur dilerët për t’i kapur në flagrancë. Në bodrumin e ndërtesës ku kultivohej dhe paketohej droga hibride e llojit kanabis që në tregun e zi njihet si “amnezia” kap vlerën e 10,000 euro për kilogram, njoftojnë shërbimet për informim nga Ministria e Brendshme.
Bëhet fjalë për laboratorë të pajisur me pajisje të sofistikuara, të vendosura në bodrumin e 3 ndërtesave të banimit, ku u sekuestruan më shumë se 2000 rrënjë marijuhane. Në aksion u privuan nga liria 3 persona që morën pjesë drejtpërdrejt në kultivimin dhe shitjen e mëtejshme të narkotikëve dhe janë pjesë e një grupi më të madh ndërkombëtar të organizuar kriminal, i cili operon në disa vende të Evropës – deklaroi Suzana Pranjiq-Talevska, Zëdhënëse e MPB-së.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se vazhdon me intensitet të lartë të ndjekin të gjitha aktivitetet ilegale për prodhim dhe shitje të drogës në tregun e zi vendor dhe ndërkombëtar.
Gjatë 24 orëve të fundit lëndë narkotike u kapën edhe brenda shtetit. Policia anti-drogë e SPB Tetovë mbrëmë ka sekuestruar edhe 100 rrënjë të llojit “kanabis sativa”. Tre shtetas të tjerë ranë në pranga.
Më datë 16.06.2021 rreth orës 18:00 në rajonin ndërmjet fshatit Nerashtë të Tetovës dhe Radushë të Shkupit, në anën e majtë të lumit Vardar, policia ka privuar nga liria A.Sh. (24 vjeç), R.K. (30 vjeç) dhe I. T. (26 vjeç) , që të tre nga Shkupi, nën dyshimin e kultivimit të “kanabis sativa”. Në vendin ku u gjetën, u zbuluan rreth 100 rrënjë të njëjta në plantacion, disa të mbjella në tokë dhe disa në tenxhere – njoftojnë nga SPB Tetovë.
Bimët e gjetura me sende të tjera u mbajtën për procedurë të mëtejshme, dhe pas udhëzimeve nga Prokurori Publik, personat u mbajtën në Stacionin Policor Tetovë për procedimin dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përgatitet një kallëzim përkatës sipas Kodi Penal për “prodhim të paautorizuar dhe shpërndarje të bimëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve.