Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Moisi Habiajt dhe familjarëve të tij.
Gjykata ka vendosut për konfiskimin e 22 pasurive të Moisi Habilajt i cili është i dënuar për trafik droge.
Pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij, rezultojnë të jenë konfiskuar disa apartamente, truall, njësi, ndërtesë, garazh, si dhe disa makina të llojit “Audi”, “Ford” e “Skoda”.
Moisi Habilaj akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa sipas GJKKO, pasuria e konfiskuar kap vlerën e 82 440 285 (tetëdhjetë e dy milionë e katërqind e dyzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë të reja, të ndodhura në Vlorë.