Kancelari austriak, Sebastian Kurz, do të organizojë sot Samitin për Ballkanin Perëndimor ku do të marrin pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në Samitin që do të mbahet sot në kryeqytetin austriak e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
Sipas Express, në Vjenë të Austrisë është organizuar Samiti për Ballkanin Perëndimor ku do të diskutohet mbi rrugën drejt integrimit të gjashtë shteteve në Bashkimin Evropian.
Në këtë Samit do të marr pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, Kryetari i Keshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.
Në samit do të marr pjesë edhe Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.