Këngëtarja Enca Haxhia ditën e djeshme bëri një status në ‘Instastory’ ku të gjithë fansat mund ta pyesnin dhe të shuanin kuriozitetin rreth jetës profesionale dhe private të arstistes dhe pyetjet ishin të shumta.
Ndër pyetjet më pikante që fansat i kanë bërë këngëtares ishte nëse ajo pranon 1 milion dolarë për një natë ndërsa Enca iu përgjigj vetëm ‘Euro’. Më pas këngëtarja pyetet “A je për me ba dashni?”, së cilës ajo iu përgjigj: “Çdo ditë”.
Ndërkohë, një tjetër i shkruante se si ka mundësi që një vajzë kaq e bukur sa Enca nuk është martuar ende. “Më duhet ujë i shenjtë për sytë pas kësaj pyetjeje…”, shkroi Haxhia.
Mes mesazheve të shumta, artistja vuri re se kishte shumë pyetje për bullizmin. Duke mbështetur fansat e saj, artistja zbuloi se edhe ajo është bullizuar shumë, por tani e di se çfarë vlere ka dhe se kush është, prandaj nuk i bëhet vonë fare se çfarë thonë të tjerët për të.
“Njerëzit që më kanë bullizuar në të shkuarën, tani më luten për mesazhe, mesazhe me zë, foto, autografe për kushërinjtë e tyre ose motrat dhe vëllezërit, fëmijë që më duan. Kjo duhet të jetë edhe historia juaj”- shkroi Enca.