Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas miratimit të rezolutës e cila ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë nga qeveria e Malitit të Zi dhe shkarkimit të një ministri për vënien në dyshim të masakrës së 8,000 myslimanëve boshnjakë nga forcat serbe në 1995.
Vuçiç tha se Serbia do të “vazhdojë të mbajë kokën lart” . Miratimi i rezolutës erdhi vetëm pak ditë pasi pasi ish-komandanti serb i Bosnjës Ratko Mlladiç humbi kërkesën e tij për apel dhe ku u shpall fajtor i akuzuar për gjenocid për urdhërimin e masakrës dhe u dënua të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg.
Duke folur për rezolutën dhe shkarkimin e ministrit, Vuçiç tha:
“Ne e prisnim një gjë të tillë nga të gjithë ata që morën pjesë në përpjekjen për të krijuar të ashtuquajturën Kosovë të pavarur dhe nga të gjithë ata që nuk e pëlqejnë faktin që Serbia po përparon më shpejt në historinë e saj. Ne e prisnim nga të gjithë ata që dëshironin të dobësonin Serbinë, por nuk e prisnim nga ata që ishin gjithmonë më afër nesh.”
Disa serbë nacionalistë vazhdojnë edhe sot të mohojnë që Srebrenica të ishte gjenocid.
Mlladiç konsiderohet hero nga disa serbë nacionalistë, të cilët vazhdojnë të mohojnë që një masakër ka ndodhur në Srebrenicë. Vladimir Leposavic, një politikan pro-serb në koalicionin qeverisës të Malit të Zi, tha se ai do ta njihte Srebrenicën vetëm si gjenocid “kur të vendoset pa mëdyshje”.
Mali i Zi u shkëput nga Serbia në 2006 pas një referendumi për pavarësinë dhe është drejtuar nga një qeveri pro-BE që kishte marrëdhënie të vështira me Beogradin deri në Gusht 2020.Votimi i së enjtes mbi Srebrenicën ndau koalicionin për herë të parë, me 55 nga 80 deputetë pro dhe 19 kundër.
Masakra në korrik 1995 në Srebrenicë erdhi në fund të Luftës së Bosnjës 1992-95 dhe konsiderohet të jetë një nga mizoritë më të këqija në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.