Andrea Çaushi, Visi Çaushi dhe Redjan Hadëri janë tre të rinjtë nga Tepelena që mbrëmjen e djeshme zgjodhën të ishin pjesë e sherrit që la pas dy të plagosur në “Orange Club” në Sarandë. Burime për Dosja.al kanë bërë me dije se të tre djemtë janë nga Tepelena dhe kishin shkuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, për të festuar në ambientet e klubit, që për habi, edhe pse klubet e natës nuk lejohet të rrinë hapur, aktiviteti ka vijuar deri në 03:50, kur djemtë sipas policisë janë përplasur me armë zjarri me Spiro Iljadhin. Nga të shtënat, u plagos biznesmeni dhe një kalimtar, Marin Jani.
ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.