Policia e New York-ut po kërkon dy persona në lidhje me një sulm, në të cilin një 24-vjeçar u qëllua në sy të dy fëmijëve. Ngjarja e rende ndodhi të enjten në një trotuar të Bronx.
Sipas CNN, një nga personat qëlloi burrin para se të arratisej me një skuter. Bëhet e ditur se i lënduari u dërgua në një spital të zonës dhe tani është në gjendje të qëndrueshme.
Sipas policisë, të dy fëmijët, një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë 5-vjeçar per fat te mire nuk moren asnje lendim.
Një zëdhënës i policisë tha për CNN të shtunën se fëmijët janë anëtarë të një familjeje, por nuk kanë lidhje me burrin e lënduar.