Gruaja e cila u përdhunua nga një bullgar në një apartament në Greqi, ka dhënë dëshminë e saj para oficerëve të policisë.
Mediat shkruajnë se shqiptarja që punonte si pastruese ka deklaruar përpara grupit hetimor se ishte duket pritur ashensorin në momentin që u tërhoq me dhunë nga bullgari dhe u përdhunua.
Kur gruaja arriti të shpëtonte nga shtëpia e tmerrit, përdhunuesi u zhduk.
“Unë kam punuar si pastruese për 3 vjet në ndërtesën në Rrugën Symmachidon në Petralona. Sot në 08:00 do të pastroja. Ndërsa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më kapi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e parë.
Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Më zhveshi. Ai më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë me duar dhe më përdhunoi shumë herë.
Diku rreth orës 5 të pasdites ai shkoi në kuzhinë për të gatuar. Vura re që çelësi ishte te dera. E hapa, dola në ballkon dhe fillova të bërtas. Arrita të kaloj në shtëpinë ngjitur dhe të shpëtoj. Pastaj erdha në spital me ambulancë. Nuk e njoh burrin.
Unë jam në Greqi prej 27 vitesh. Unë dua që burri të dënohet. Nuk dua të them asgjë tjetër tani, jam e hutuar”, deklaroi gruaja.