Ditën e sotme është publikuar fotoja e ‘grabitësit shqiptar’ e përshkruar nga piloti 32-vjeçar i cili vrau në mënyrë makabre bashkëshorten e tij Caroline rreth 2 muaj më parë.
Sipas mediave greke, bazuar në përshkrimet e burrit-vrasës për “grabitësin” që dyshohet se vrau 20-vjeçaren Caroline në shtëpinë e tyre në Glyka Nera, ai krijoi skicën e tij gjatë 37 ditëve kur Babis Anagnostopoulos “luajti” teatër në polici.
Procedura e ndjekur në raste të ngjashme nga Policia është përdorimi i mjeteve teknologjike për të krijuar një imazh të të dyshuarit, bazuar në informacionin e siguruar nga një dëshmitar. Në këtë rast, Policia kishte në duart e saj përshkrimet e syve, hundës, gojës dhe në përgjithësi, karakteristikat e fytyrës së burrit i cili, siç pretendonte vrasësi i rrëfyer gjatë gjithë kësaj kohe, kishte vrarë gruan e tij.