Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, ka kërkuar që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, në prag të mbledhjes së Këshilli Europian për vendosjen e datës së konferencfës së parë ndërqeveritare për dy vendet, Roth shkruan se çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara. Roth nënvizon se duhen përmbushur detyrimet e BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Postimi i Michael Roth:
Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara. Le të mendojnë në mënyrë strategjike dhe të kuptojnë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Faleminderit.