Këngëtari italian Gigi D’Alessio është në një lidhje të re me avokaten Denise Esposito e cila është 26 vite më e re.
Tashmë ata nuk fshihen më dhe shëtisin hapur në rrugët e Napolit, ku bukuria e Espositos tërheq vëmendjen e kalimtarëve.
Sipas mediave italiane, Denise Esposito, napolitane, avokate, bionde dhe 26 vjet më e re se këngëtari, i cili, pas përfundimit të dashurisë me Anna Tatangelon, më në fund tregon veten dorë për dore me vajzën që e ka bërë t’i rrahi zemra.
Denise Esposito është tepër aktive në rrjetet sociale, ajo shpesh poston foto nga jeta e përditshme por dhe evenimentet mondamne.