Sezoni i ri i Serie A do të fillojë me tifozë. Nënsekretari i Shëndetësisë, Andrea Costa është i sigurt për këtë.“Ne biseduam për këtë në mëngjes me ministrin Speranza. Për sezonin e ardhshëm mund t’ju jap lajmin e mirë se do të fillojmë nga 22 gushti me 25% të stadiumeve të mbushura me tifozë”, – tha Costa për “Radio Punto Nuovo”.
Nënsekretari shpjegon më tej: “Do të ketë një progres gradual sa i përket rritjes së tifozërisë.Sezoni tjetër do të jetë me publikun e pranishëm dhe jo më pak se 25%. Duhet maturi, një ndjenjë përgjegjësie, të cilat asnjëherë nuk kanë munguar te qytetarët italianë.” Përfundon Andrea Costa.