Manjati amerikan John McAfee, u gjet i vdekur në një qeli burgu spanjoll. Mediat e huaja raportojnë se John u gjet i vdekur disa orë pas vendimit për ekstradimin e tij në SHBA.
John McAfee, krijuesi i softuerit antivirus McAfee ishte dënuar për evazion fiskal dhe u arrestua në aeroportin e Barcelonës në tetor të vitit 2020. Ai tha në seancën e ekstradimit se akuzat kundër tij ishin të motivuara politikisht.
Deri më tani u bë me dije se manjati u gjet me shenja jete dhe u përpoq të mbahej në jetë nga gardiani i burgut, por nuk ia doli.