Njëzet e një vjet pas mbërritjes së tij në Katalonjë, ku 5.844 ditë si lojtar i ekipit të pare të Barcelonës, ylli argjentinas Lionel Messi, në orën 00:00 të kësaj të enjte të 1 korrikut, zyrtarisht nuk është më “blaugrana” dhe është i lirë.
Një fakt historik, i cili megjithatë, befason më shumë në nivelin e statistikave, sesa të tregut, sepse rinovimi me skuadrën katalane të Barcelonës, edhe pse nuk është zyrtarizuar, tashmë është vendosur. Më vonë sesa pritej, me gjasa por do të vijë edhe firma.
Për skuadrën e Barcelonës, ylli argjentinas Lionel Messin ka shënuar 672 gola dhe realizuar 305 asistime në 778 ndeshje me fanelën “blaugrana” gjatë gjithë këtyre viteve. Shifra ‘të frikshme’, rekorde që do të duhen kohë që të ndryshojnë.