E Dielë, Maj 29, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Në Shqipëri, pandemia rriti me 30% numrin e personave të regjistruar për ndihmë ekonomike

2 Korrik 2021, 1:50
in Kryesore, Lajme Flash, Shqipëri
Në Shqipëri, pandemia rriti me 30% numrin e personave të regjistruar për ndihmë ekonomike
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Pandemia Covid-19, e cila i shtriu efektet e saj negative gjerësisht në ekonomi, e përkeqësoi trendin e varfërisë.

INSTAT raportoi se stoku i personave që janë regjistruar për të përfituar ndihmën ekonomike në tremujorin e parë të vitit aktual shënoi rritjen më të lartë që nga viti 2018, kur ndryshoi metodologjia për përfitimin e ndihmës.

Gjatë janar -mars 2021 stoku i personave që janë të regjistruar për të përfituar ndihmë ekonomike arriti në 29,579 me një rritje 30 për qind në raport me tremujorin e parë të vitit 2020.

Rritja e personave që kërkojnë trajtim financiar për ndihmën ekonomike pësoi rritje të ndjeshme që nga tremujori i dytë i vitit 2020, ku efektet e krizës pandemike u reflektuan në ekonomi.

Në fillim të këtij viti qeveria miratoi një vendim për dyfishimin e masës së ndihmës ekonomike deri në qershor 2021.

Sipas ligjit në fuqi, masa e ndihmës ekonomike përcaktohet sipas strukturës së familjes, por në asnjë rast ajo nuk mund të jetë më tepër se 150 për qind e pensionit social, që është 7 675 lekë.

Pavarësisht nga numri i anëtarëve, një familje nuk mund të përfitojë më tepër se 11.510 lekë. Vendimi i qeverisë përcakton se maksimumi i ndihmës ekonomike shkon në 23 020 lekë. Por ky vendim ka fuqi deri në fund të këtij muaji.

Ndihmën ekonomike e përfitojnë familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, j jetimët të cilët nuk janë në institucione. viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje, etj.

Pandemia Covid-19 ndikimet negative i kishte me të mprehta i kishte tek shtresat e varfra dhe ato që ishin afër pragut te të ardhurave me (5,5 dollarë, sipas fuqisë blerëse) në ditë, kufiri i varfërisë relative i matur me standardet e Bankës Botërore.

Sipas Bankës Botërore pandemia Covid -19 ka futur në hartën e varfërisë edhe rreth 112 mijë persona rishtas. Ndikimi i pandemisë në Shqipëri ishte më i mprehtë se në Rajon për shkak se, në Shqipëri një pjesë e madhe e popullsisë kanë të ardhura shumë afër kufirit të varfërisë. Ndaj një luhatje e vogël në ekonominë e vendit dhe në punësim ka ndikim shumë të lartë në nivelin e varfërisë se sa në vendet e tjera. Në fund të tremujorit të parë të vitit 2021 gati 34 për qind e punonjësve ishin të paguar me pagë minimale (30 mijë lekë).

Ekspertet e Bankës Botërore sugjerojnë se, ulja e qëndrueshme e varfërisë arrihet duke investuar në aftësitë e të rinjve (përmes arsimit) dhe të rriturve (përmes programeve të tregut të punës). Të tjera mjete, janë rritja e ndihmës sociale për fëmijët dhe të rriturit e moshuar në varfëri, lehtësimi i gjenerimit të punësimit sidomos në qytetet e vogla dhe zonat rurale dhe përmirësimi i strehimit dhe shërbimeve sociale, që do të krijonte përmirësime të drejtpërdrejta në cilësinë e jetës për të varfrit.

Tags: #alb-network #shqiperi #ndihmasociale #30%
Posti Mëparshëm

Gjeloshaj takon Majorin e Rochester Hills, Bryan Barnett

Posti tjetër

SHBA, plane për taksa të reja; të pasurit të shqetësuar ku të “fshehin” pasurinë

Të Ngjashme

I shtruar në një spital në Gjermani, ndërron jetë ish-Presidenti Bujar Nishani
Kryesore

Nga ushtria në Presidencë, kush ishte “Skënderbegasi” Bujar Nishani

28 Maj 2022, 14:57
I shtruar në një spital në Gjermani, ndërron jetë ish-Presidenti Bujar Nishani
Kryesore

I shtruar në një spital në Gjermani, ndërron jetë ish-Presidenti Bujar Nishani

28 Maj 2022, 14:38
Emrat e tyre dolën pas dëshmive tronditëse të Dumanit/ SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur të krimit, shkresat i përcillen Interpolit
Kryesore

Emrat e tyre dolën pas dëshmive tronditëse të Dumanit/ SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur të krimit, shkresat i përcillen Interpolit

28 Maj 2022, 14:14
Posti tjetër

SHBA, plane për taksa të reja; të pasurit të shqetësuar ku të "fshehin" pasurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr