E Dielë, Maj 29, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

AstraZeneca dhe Pfizer/ Kombimini i dy vaksinave rrit imunitetin kundër COVID

3 Korrik 2021, 14:39
in Kryesore, Rajoni dhe Bota
Studimi: Doza e parë e vaksinës AstraZeneca dhe Pfizer ul rrezikun e infeksionit me 62%
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

The Conversation

Shumica e vaksinave anti-Covid janë me dy doza, dhe strategjia e zakonshme e vaksinimit është të gjithë personat duhet të marrin të dy dozat nga e njëjta vaksinë. Por studimi Com-Cov , i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit, rekrutoi mbi 800 pjesëmarrës nga Britania e Madhe për të hetuar efektet e vaksinimit me dy doza të ndryshme.

Studimi mori në shqyrtim dy vaksina: Pfizer dhe AstraZeneca. Kombinimi i dy dozave jo vetëm që është i sigurt por edhe mbron më shumë kundër Covid-19, raporton abcnews.al

Sidoqoftë, përfitimet e sakta varen se cila nga dozat merret e para dhe cila e  dyta.  Nëse njerëzit marrin dozën e parë të AstraZeneca dhe më pas të Pfizer niveli i antitrupave kundër proteinës spike të koronavirusit do të jetë më i lartë krahasuar me vaksinimin me dy doza të AstraZeneca ose Pfizer.

Doza e parë e AstraZeneca  dhe më pas doza e dytë nga Pfizer rezultoi në një përgjigje më të mirë të qelizave T sesa të gjitha kombinimet e tjera të dozave.  Qelizat T – të njohura edhe si limfocite T – janë qeliza imune që ndihmojnë në shkatërrimin e patogjenëve të huaj (të tilla si virusi koronavirusi) dhe  prodhojnë antitrupa.

Studimi  do të shqyrtojë më tej nëse kombinimi i dozave siguron rezultate më të mira nëse ka një hendek midis dy dozave. Intervali midis dozave në këtë provë fillestare ishte 28 ditë.

Disa studiues të tjerë gjithashtu kanë studiuar kombinimin e llojeve të ndryshme të vaksinave për të luftuar COVID-19. Sipas një studimi spanjoll njerëzit që fillimisht morën vaksinën AstraZeneca kishin  rritje të imunitetit  kur iu dha një dozë e dytë e vaksinës Pfizer – duke siguruar më shumë prova që Pfizer funksionon më mirë si përforcues, raporton abcnews.al

Për të kuptuar pse mund të ndodhin këto efekte të dobishme, është e rëndësishme të kuptojmë se si funksionojnë vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer. Të dy vaksinat kanë një element kryesor të koronavirusit – proteina spike – në sistemin imunitar.

Pfizer “grumbullon” kodin gjenetik për proteinën spike të koronavirusit në nanopjesëza yndyrore. Kur këto grimca hyjnë në qelizat e trupit, deshifrohet kodi dhe prodhohen kopje të proteinës spike, duke çuar në një përgjigje imune.

Vaksina AstraZeneca ka të njëjtin kod gjenetik por përdor një formë të dobësuar të një virusi të zakonshëm (një adenovirus) nga shimpanzetë për të përçuar kodin në qeliza. Kur merrni dozat e para të vaksinës, ekziston mundësia që të prodhohet një përgjigje imune jo vetëm kundër proteinës S por edhe kundër transportuesve që përdoren për të dërguar sinjal, raporton abcnews.al

Nëse doza e dytë është e njëjtë, imuniteti i zhvilluar kundër transportuesit do të reagojë kundër dozës së dytë, duke eliminuar disa prej saj para se të zhvillohet imuniteti i fortë, mbrojtës dhe afatgjatë.

Kjo është arsyeja pse vaksina Sputnik V e Rusisë – e cila ka të njëjtën metodë si vaksina AstraZeneca – përdor dy adenovirus të ndryshëm si bartës për dozën e saj të parë dhe të dytë, dhe ka arritur rezultate mbresëlënëse.

Pse kombinimi i dozave është kaq i rëndësishëm?

Ka përfitime shtesë për kombinimin e dozave të vaksinave, përveç  mbrojtjes. Problemet logjistike mund të lindin kur një dozë e dytë e vaksinës duhet të jetë identike me të parën. Prodhimi i dy dozave të njëjta kërkon kohë, kështu që marrja e një doze tjetër mund të përshpejtojë vaksinimin e popullsisë.

Së dyti, nëse një person reagon keq pasi merr dozën e parë ka më shumë të ngjarë të marrë  dozën e dytë të një vaksinë tjetër për të siguruar mbrojtje më të mirë. Qeveritë gjithashtu mund të përcaktojnë nëse një vaksine nuk është shumë e përshtatshme për grupe të caktuara njerëzish, siç ka ndodhur me AstraZeneca.

Furnizimi i vaksinave për disa vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme mund të jetë gjithashtu i vështirë, veçanërisht nëse ato nuk kanë kërkesat e nevojshme për ruajtjen në temperaturat e duhura.

Përfshirja e vaksinave në planin e shpërndarjes që nuk kanë nevojë për ruajtje në temperatura shumë të ulëta mund ta bëjë më të lehtë shpërndarjen e tyre. Por kombinimi i vaksinave ka përfitime të shumta. Sidoqoftë, ky studim shqyrtoi vetëm dy lloje vaksinash – por me kalimin e kohës duhet të testohet çdo kombinim, në çdo grupmoshë dhe në çdo etni.

Ky studim sugjeron që  kombinimi i vaksinave anti-Covid është i dobishëm dhe efektiv. /abcnews.al

Posti Mëparshëm

Turistët mbeten në mes të detit, pasi gomones i prishen dy motorët/ Shpëtohen nga roja bregdetare pas sinjalit SOS

Posti tjetër

I biri në Greqi koka e grupit të drogës/ Gjykata në Fier i sekuestron 3 llogari bankare nënës së tij me vlerë 100 mijë euro

Të Ngjashme

I shtruar në një spital në Gjermani, ndërron jetë ish-Presidenti Bujar Nishani
Kryesore

Nga ushtria në Presidencë, kush ishte “Skënderbegasi” Bujar Nishani

28 Maj 2022, 14:57
I shtruar në një spital në Gjermani, ndërron jetë ish-Presidenti Bujar Nishani
Kryesore

I shtruar në një spital në Gjermani, ndërron jetë ish-Presidenti Bujar Nishani

28 Maj 2022, 14:38
Emrat e tyre dolën pas dëshmive tronditëse të Dumanit/ SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur të krimit, shkresat i përcillen Interpolit
Kryesore

Emrat e tyre dolën pas dëshmive tronditëse të Dumanit/ SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur të krimit, shkresat i përcillen Interpolit

28 Maj 2022, 14:14
Posti tjetër
I biri në Greqi koka e grupit të drogës/ Gjykata në Fier i sekuestron 3 llogari bankare nënës së tij me vlerë 100 mijë euro

I biri në Greqi koka e grupit të drogës/ Gjykata në Fier i sekuestron 3 llogari bankare nënës së tij me vlerë 100 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr