Gjykata e Fierit vendos sekuestro preventive për mbi tre llogari bankare me vlerë 100 mijë euro, në emër të një gruaja djali i së cilës rezulton I dënuar në Greqi për trafik droge dhe drejtues I një grupi kriminal.
100 mijë eurot I ka depozituar në një bankë të nivelit të dytë Lumturi Çervenaku, e ëma e Rando Hodollari.
Ky sekuestrim është kryer në kuadër të hetimeve nisur për pastrim parash dhe sipas gjykatës, ka të dhëna të arsyeshme që provojnë se këto pasuri burojnë nga të ardhura të fituara si pasojë e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të kryer në vazhdimësi nga Rando Hodollari në shtetin grek.