Aksident me motoçikletë, vdes kosovari në Kanada, – gruaja e tij në gjendje të rëndë , prindër të tre fëmijëve

Tre fëmijë kanë mbetur pa baba dhe nëna e tyre vazhdon të mbetet në spital, pas një përplasjeje midis një motoçiklete dhe një SUV në Calgary të Kanadasë këtë javë.

Siç raportojnë mediat kanadeze, përcjell Telegrafi, sipas anëtarëve të familjes, 36-vjeçari Kreshnik Cermjani dhe gruaja e tij Ermira po ktheheshin nga një darkë më 29 qershor.

Policia tha se çifti ishte me një motor kur u përplasën me një SUV.

Si pasojë, Cermjani vdiq ndërsa gruaja e tij ishte lënduar rëndë dhe po shërohet në një spital të Calgary.

Ata kanë tre fëmijë të cilët janë 11, 14 dhe 16 vjeç.

Vëllai i Cermjanit, Debatik Cermjani ishte me nipat dhe mbesën e tij kur dëgjuan se prindërit e tyre ishin përfshirë në një përplasje.

“Ai ishte shumë i afërt me babanë e tij. Ai po thoshte ‘kush do të kujdeset për ne? Ai bëri gjithçka për ne”, ka thënë Cermjani për djalin e madh të vëllait të tij.

https://globalnews.ca/video/rd/9f47bdaa-dc64-11eb-af9a-0242ac110007/?jwsource=cl

Të Ngjashme

Posti tjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Lajme Flash

REKLAMA

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.