Krimi brenda familjes ka goditur sërish shoqërinë shqiptare. Viktima e kësaj “fare” të keqë që lulëzon si në zonat rurale por edhe në ato urbane, është Klarita Ismalaja, 45-vjeçarja nga Bupqi që sot u vra nga bashkëshorti i saj, 51-vjeçari, Artan Ismalaja.
Shkaku, dihet, për motive të dobëta, do jetë përshkrimi i trupës gjyqësore e cila do pritet të japë vendimin në ditët në vijim.
Kjo ngjarje, ashtu si dhe shumë ngjarje të ngjashme , nuk kanë kaluar pa reagimin e psikologes Aurela Agalliu, e cila e dënon këtë stereotip patriarkal ,të shoqërisë shqiptare.
Më poshtë keni postimin e plotë:
Një tjetër grua u vra nga duart e ndyra të një vrasesi! Sot një tjetër zemër pushoi së rrahuri. Ishte një grua e fortë që egoja e sëmurë e një burri i privoi lumturinë dhe të drejtën e jetës. Nuk dua të besoj se çdo ditë zgjohem më shumë e pasigurt, e pambrojtur, e mohuar nga një mentalitet që godet drejt e në zemër. E urrej çdo burracak, çdo njeri të mbyllur në botën e tij të vogël me injorancë dominante.
Mos i vrisni gratë, mos!
Ke ardhur në jetë nga një grua, u rrite dhe u edukove nga një grua. Mos beje krim. Ti që vret gruan tënde, ke vrarë nënën, motrën tënde. Ti po riskon po aq shumë jetën e tyre sepse nesër mund te jetë viktim nga i njejti krim një nga ato. Pse kaq shumë urrejtje dhe mllef ndaj figurës së gruas Shqiptare? Gratë Shqiptare janë sakrifikuese, të dashura, të dhembshura. Ato sakrifikojnë lumturinë e tyre në emër të martesës dhe betimit. Pse e vrave????
#lutemperKlariten #unejamKlarita #unerrefuzojtepranojinjorancen #mosivrisnigrate