Me përfundimin e kampionateve kombëtare për sezonin 2020/21 dhe kompeticioneve të UEFA për klubet, KPMG Football Benchmark publikoi vlerësimet e përditësuara të vlerës së tregut të lojtarëve.
Në përgjithësi, vlerat e futbollistëve kanë qenë të qëndrueshme në nëntë muajt e fundit – nga vlerësimi i fundit në prill 2021, kur vlerat e tregut në total, si për 100 lojtarët, edhe për 500 lojtarët e parë, në lidhje e vlerën e tregut, janë rritur lehtë, tani shohim një tjetër rritje, por të kufizuar, për 500 të parët (+1%) dhe një rënie të lehtë (-1%) për 100 lojtarët e parë.
Në klasifikimin e 10 futbollistëve të parë për vlerën e tregut shikohen disa ndryshime nga vlerësimi i fundit në prill. Kylian Mbappé mbetet futbollisti me vlerën më të lartë në botë, me vlerë tregu 175 milionë euro, pavarësisht humbjes më të madhe në vlerë në tre muajt e fundit (-14 milionë euro), kryesisht për shkak të përfundimit të kontratës me PSG në verën e vitit tjetër dhe paqartësisë së të ardhmes së tij.
Në të kundërt, vlera e shokut të tij të skuadrës, Neymar, i cili mundi të zgjasë kontratën me klubin deri në qershor 2025, është rritur me 7 milionë euro, duke u ngjitur me dy vende në klasifikim.
Mesfushori i Barcelonës dhe Holandës, Frenkie de Jong, i cili renditej i 13-ti tre muaj më parë, ka hyrë në top 10, duke u ngjitur me pesë pozicione, në vendin e 8. Futbollisti portugez i Manchester United, Bruno Fernandes, është ngjitur me tre pozicione në klasifikim, kurse Raheem Sterling i Manchester City ka rënë me katër pozicione, në vendin e 10.
Thuajse të gjithë futbollistët me vlerën më të lartë janë të angazhuar në turnetë kontinentalë – Kampionati Europian dhe Kupa e Amerikës (në ngjyrë vjollcë në grafikun më poshtë). Bën përjashtim vetëm sulmuesi i Dorussia Dortmund dhe i Norvegjisë, Erling Haaland, vendi i të cilit nuk u kualifikua në Euro 2020 dhe mbrojtësi i Liverpool, Trent Alexander-Arnold, i cili nuk ishte pjesë e ekipit anglez, për shkak të një dëmtimi.
Sulmuesi suedez i Real Sociedad, Alexander Isak, udhëheq grupin e futbollistëve, vlera e tregut të të cilëve është rritur më shumë që prej përditësimit të fundit të KPMG, në prill 2021. 21-vjeçari suedez është edhe ndër yjet e Euro 2020, i cili ka marrë vlerësimin “star of the match” nga UEFA, pavarësisht se Suedia u eliminua në fazën e një të tetave, paraqitja e tij në turne tregon edhe sepse vlera e tij në treg është rritur me 16 milionë, në pak më shumë se tre muaj.
A ndiqet nga të rintjë e Manchester City, Phil Foden dhe Ferrán Torres. Mbrojtësi argjentinas, Cristian Romero, ka luajtur në sezonin e fundit, në huazim, tek Atalanta nga Juventus, ku është bërë një nga qendërmbrojtësit më të mirë të Serisë A – tashmë në skuadrën e ekipit të tij në Kupën e Amerikës. Në fund, më i riu i pesë të parëve është mesfushori belg i Stade Rennais FC, Jérémy Doku – edhe pse Belgjika u eliminua në çerekfinale nga Italia, adoleshenti shkëlqeu në lojë, duke fituar edhe një penallti. Jérémy Doku është edhe futbollisti më i ri që ka luajtur ndonjë ndeshje në fazën me eliminim direkt në një turne të madh për Belgjikën.
Kompeticionet e mëdha, të cilat ndiqen edhe nga një publik i gjerë, si Kampionati Europian, janë një mundësi e mirë për futbollistët për të shfaqur talentin e tyre. Edhe pse një paraqitje e mirë në një turne mund të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën e një futbollisti, kjo nuk do të thotë një rritje e menjëhershme në vlerën e tij të tregut. Një periudhë formë e jashtëzakonshme në afat të shkurtër, si disa ndeshje në Euro 2020, mund të kenë një efekt indirekt dhe në afat të gjatë në vlerën e tregut të futbollistëve.