DASH: Korrupsioni, problem serioz për bizneset në Maqedoninë e Veriut

Hapja dhe drejtimi i një biznesi në Maqedoni është përgjithësisht i lehtë, por problemi kryesor dhe i vazhdueshëm mbetet korrupsioni. Kjo është shënuar në raportin e Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Maqedoninë e Veriut. Sipas raportit, mjedisi i përgjithshëm rregullator në vend është kompleks, pasi ligjet dhe rregulloret ndryshojnë shpesh, duke krijuar një paparashikueshmëri në mjedisin e biznesit.

Udhëheqja e biznesit është e lehtë në Maqedoninë e Veriut dhe korniza juridike kryesisht është në përputhje me standardet ndërkombëtare, korrupsioni është problem i vazhdueshëm. Investitorët e mëdhenj të huaj që punojnë nëpër zonat teknologjike industriale zhvillimore në përgjithësi tregojnë përvoja pozitive me investimet. Megjithatë, mjedisi i plotë rregullator mbetet kompleks dhe ndryshimet e shpeshta ligjore dhe rregullatorë, së bashku me interpretimet jo- konzistente të rregullave, krijojnë mjedis të paparashikueshëm afarist, e përshtatshme për korrupsion”, tha Raporti i departamentit të shtetit.

Nga kabineti i zv/ kryeministrit për luftë kundër korrupsionit thonë se të gjitha vërejtjet e raportit do të merren parasysh.

Konkretisht, në pjesën e luftës kundër korrupsionit janë theksuar dobësi të caktuara para vitit 2019 dhe ato dobësi po zgjidhen përmes masave që janë pjesë e Planit për luftë kundër korrupsionit, përmes të cilit tani për momentin punohet në përmirësimin e ligjit për furnizime publike si dhe miratimin e procedurave interne në çdo institucion”, theksoi Kabineti i zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se kritikat në raport janë për shkak të funksionarëve të korruptuar që vazhdojnë me metodat e njëjta të punës si paraardhësit e tyre. Nga partia reagojnë duke thënë se kjo është dëshmi se në vend nuk janë problem ligjet, por  zbatimi i tyre.

Të Ngjashme

Posti tjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Lajme Flash

REKLAMA

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.