Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë se sot do të mbërrijnë në vendin tonë 18,720 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa brenda gushtit do të kemi 500,000 vaksina të tjera anticovid.
“Shkozë – Vaksinim, vaksinim, vaksinim derë më derë me njësitë e lëvizshme në komunitet, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit
Sot presim edhe 18,720 doza të vaksinës Pfizer, teksa brenda gushtit do të kemi 500,000 vaksina të tjera anticovid.
***Ministrja Ogerta Manastirliu ndjek nga afër procesin e vaksinimit në Shkozë.
#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Rama.