I intervistuar nga “Il Messaggero”, ish-trajneri i Italisë kampione të botës, Marcello Lippi, ka folur për finalen e Euro 2020 të fituar nga Italia kundër Anglisë në “Wembley”:
“Më ka befasuar pjekuria dhe personaliteti i lojtarëve. Në fushë ka qenë vetëm Italia, meritonte të fitonte para penalltive. Anglia ka menduar vetëm të mbrohet, ka patur frikë”, – ka thënë Lippi.
“Pavarësisht se kishte kundër 90% të tifozëve, Italia ka luajtur një ndeshje të madhe, gjithmonë në sulm, duke i detyruar anglezët të mbrohen. Nuk kam menduar kurrë se do të mbyllej keq për axurrët, sepse kanë qenë të qetë, agresivë dhe të kthjellët”.