Vazhdon procesi i vaksinimit anti-COVID në Shqipëri! Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga e hëna do të nisë sërish vaksinimi për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.
Vaksinimi do të nis që nga e hëna për të vijuar deri më 25 korrik, ku të gjithë “maturët” do të mund që të vaksinohen në të gjitha qendrat shëndetësore, apo në pikat e vaksinimit masiv nëpër qytete dhe jo vetëm.
Në vendin tonë kanë mbërritur deri tani 1,578,790 doza vaksine ndaj COVID19 dhe në total janë injektuar 1,052,108 të tilla. Nga të vaksinuarit, 455,131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat antiCOVID.