Firmat Pfizer-BioNTech do t’u kërkojnë agjencive të barnave të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, leje për injektimin e një doze të tretë. Mediat e huaja shkruajnë se vendimi vjen pasi varianti Delta po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.
Prodhuesit Pfizer-BioNTech thanë se do të kërkonin leje nga autoritetet amerikane dhe evropiane për të siguruar një dozë të tretë të vaksinës së tyre. Ata thanë se kjo kishte për sigurimin e imunitetit më të fortë tek individët sesa ai i dhuruar nga dy doza. Sipas tyre dy doza të vaksinës mbrojnë nga COVID-19 për të paktën 6 muaj.
Nga ana tjetër ekspertët thonë se është shumë shpejt për të ditur me siguri nëse vendet do të duhet të organizojnë një raund të tretë vaksinash gjatë vitit. Disa sugjerojnë që përparësi duhet t’u jepet vendeve ku banorët nuk kanë marrë ende dozën e tyre të parë.