Moti i keq ka përfshirë të gjithë Europën, duke mbërritur sot në Kosovë dhe Shqipëri. Ashtu siç edhe ishte parashikuar pasditja qetësoi reshtjet e shiut në vendin tonë, por duket se e njëjta gjë nuk ka ndodhur në Kosovë.
Siç duket edhe nga pamjet që qarkullojnë në rrjet, shiu i dendur ka rënë në kryeqytet, duke e bërë thuajse të pamundur që të shquash diçka më larg se disa metra. Ndërkohë që edhe rrugët janë të përmbytura tërësisht nga reshjet.
Deri më tani në Kosovë është raportuar për familje të evakuuara apo për shtëpi të përmbytura por jo për dëme në njerëz.