Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dha sot lajmi se muaji Gusht do të jetë “muaj sulmi”, pasi do të jetë i hapur për vaksinimin masiv për çdo qytetar +18 vjeç.
Ministrja Manastirliu nga qendra shëndetësore nr.1 në Tiranë ka ftuar të moshuarit që ende nuk e kanë kryer vaksinën por edhe studentët dhe çdo qytetar +18 vjeç të paraqiten në qendrat shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit me kartën e identitetit, për të kryer vaksinën anti-COVID.
“Mbulesa vaksinale po rritet. Jemi 24% e popullatës me 2 doza. Situata është e kontrolluar, por si pasojë e variantit Delta numrat janë rritur në mënyrë të lehtë si edhe shtrimet në spitale. Qytetarët nuk janë të vaksinuar ato që janë të shtruar në spital”, tha Manastirliu.