Nathan Meads është një baba beqar, por ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për shkak të ngjashmërisë me Brad Pitt.
Meads, 35 vjeç, është shprehur se fakti që duket si aktori 57-vjeçar ia ka vështirësuar punën me vajzat, shkruan “Daily Mail”.
Babai i dy fëmijëve zbuloi se filloi të punonte si imitues i aktorit tre vjet më parë pasi shumë njerëz e komentonin për ngjashmërinë me Pitt.
“Për herë të parë më thanë kur isha 20 vjeç se dukesha si Brad Pitt dhe kjo vazhdoi për rreth 10 vjet, por unë gjithmonë qeshja,“- tha ai.
“Disa njerëz thonë se duhet të jem i lidhur me të ose se mamaja ime duhet të ketë pasur një lidhje me të,”- shtoi ai. “Shumë njerëz, edhe tani, më kërkojnë fotografi, edhe pse disa prej tyre thjesht bëjnë fotografi pa e kuptuar unë.”
Meads tha se iu deshën vite për të gjetur një mënyrë për se si të përfitonte nga ngjashmëria e tij me Brad.
“Ndërsa qindra njerëz më thanë se dukesha si ai, kurrë nuk bëra asgjë për këtë, por më pas u bë një gjë e vazhdueshme që, kudo që shkoja, njerëzit do ta thoshin atë,“- tha Meads, duke shtuar se më pas dërgoi fotografi tek agjencitë që ishin të etura për të punuar me të.
Meads madje u kontaktua nga Dorien Rose, e famshmja Angelina Jolie, e cila dëshironte të bashkëpunonte me të. Ai fiton diku tek 250 në 500 paund (afërsisht 350 deri në 690 dollarë) për një shfaqje të ngjashme.
Por kur bëhet fjalë për takime, Meads pranoi se është mjaft e vështirë të gjesh dashurinë për shkak të pamjes së tij.
“Nuk më ecën me vajzat. Disa prej tyre e besojnë që thjesht i ngjaj, ndërsa të tjera më akuzojnë se po shtirem. Duhet të më telefonojnë me video sepse nuk e besojnë. I fshiva të gjitha llogaritë e mia për takime dhe po rri vetëm.
Nuk po e kërkoj dashurinë dhe dua të qetësohem, pasi vajzat e mia janë përparësia ime më e madhe. Nuk jam duke kërkuar Angelina-n time”, tha ai në një intervistë.
“Unë jam një tifoz i madh i Brad Pitt dhe mendoj se ai është një aktor i shkëlqyeshëm. Ai i luan të gjitha rolet në mënyrë të shkëlqyeshme dhe duket si një zotëri i vërtetë dhe një njeri familjar, kështu që ne e kemi këtë të përbashkët, megjithëse kemi gjendje të ndryshme bankare,”- shtoi Meads.