Duke komentuar zhvillimet e fundit në Shkup, mbi nismën e krijimit të “Open Ballkan”, nga tre shtetet e Ballkanit perëndimor, Shqiprisë, Maqedonisë së veirut dhe Serbisë, deputeti shqiptar në Beograd, Shaip Kamberi, ka vlerësuar se Serbia drejtë Tiranës kalon përmes Kosovës.
“Bashkëpunimi duhet të jetë perspektiva e popujve të Ballkanit, prandaj edhe çdo iniciativë për ndërtimin e mekanizmave bashkëpunues duhet përkrahur në parim, deri sa iniciativat e këtilla nuk pretendojnë të imponohen si alternativa të perspektivës evropiane të rajonit e cila është e vetmja garancë stabiliteti afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimorë” – ka shkruar Kamberi .
Ai për më shumë ka vlerësuar se pa marrëeshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, çdo iniciativë do të jetë e mangët në ndërtimin e paqes afatgjatë në Ballkan.
“Veç tjerash presidenti serb duhet ta dijë se rruga Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, prandaj edhe pa marrveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit” – ka përfunduar Kamberi në komentin e tij në lidhje me krijimin e mekanizmit “Open Ballkan” në Shkup të Maqedonisë së Veriut.