Netflix është bërë studio e parë e madhe e Hollivudit që zbaton një politikë të përgjithshme që urdhëron vaksinimet për kastet e të gjitha prodhimeve të saj në SHBA, si dhe ata që bien në kontakt me ta në xhirime.
Sipas Hollywood reporter, transmetuesi informoi ekipet dhe partnerët e tij të prodhimit se do të kërkojë vaksinime për të gjithë ata që punojnë në “Zona A”, e cila përbëhet nga aktorët dhe ata që vijnë në afërsi të tyre.
Protokollet e reja të rikthimit në punë të dakorduara nga sindikatat e Hollywodit dhe studio kryesore javën e kaluar u japin prodhuesve mundësinë për të zbatuar politikat e detyrueshme të vaksinimit për kastet dhe ekuipazhin në Zonën A.
Vendimi i Netflix vjen mes një vale të katër Covid në SHBA e nxitur nga variant shumë ngjitës Delta. Ndërsa vaksinimi nuk është një mbrojte e garantuar 100% pasi ka ka pasur infektime të shumta te njerëzit e vaksinuar plotësisht, por ai konsiderohet një mbrojtje vendimtare së bashku me protokollet ekzistuese të sigurisë, përfshirë testimin e rregullt dhe distancimin shoqëror.