Dalin pamjet e para të 40-vjeçarit shqiptar, i cili vrau bashkëshoren e tij Anisa, në sy të të birit të mitur. Pamjet e publikuara nga mediat greke, tregojnë shqiptarin që dërgohet për të dëshmuar në Prokurori dhe më pas kthehet në Komisariat.
Sipas qiramarrësve, të cilët folën në polici menjëherë pasi 40-vjeçari u shfaq në komisariat, ai ishte xheloz për gruan e tij.
Në të njëjtën kohë, ata shtuan se çifti nuk ishte i lumtur ndërsa po grindeshin vazhdimisht, me zërat e tyre që dëgjoheshin në të gjithë ndërtesën e apartamenteve.
Në fakt, nuk ishin të paktë ata që e kishin dëgjuar shumë herë nënën e re të thërriste “ndihmë”.