Mediat greke kanë bërë krahasimin e dy vrasjeve të bujshme që tronditën popullin grek. E para ishte vrasja e Karolinës ndërsa vrasja e dytë ishte vrasja e djeshme ku një shqiptar la të vdekur bashkëshorten për arsye xhelozie. Sa të ngjashme këto dy vrasje kanë edhe një ndryshim themelor.
Ngjashmëria themelore është se të dy gratë u vranë nga duart e personave që ishin betuar se do të kujdeseshin për ta. Që të dyja gratë u vranë në dhomën e tyre të gjumit dhe u gjendën të vdekura nga policia. Të dyja gratë ishin nëna, Karolina la një pas një foshnje ndërsa 31-vjeçarja la një djal 11-vjeç. Dy fëmijët do të ndajnë fatin e vështirë dhe të rriten pa përkëdheljen e nënës.
Sipas dëshmisë së psikologes Karolina ishte në kërkim të një shtëpie me qera në Athinë për të lënë Glyka Nerën, të njëjtën gjë po bënte edhe 31-vjeçarja në Daphne pasi donte të largohej nga ajo shtëpi.
Dallimi i rëndësishëm në të dy rastet është se piloti krijoi një skenar të tërë për tëmashtruar policinë, ndërsa 39 -vjeçari shkoi menjëherë dhe iu dorëzua stacionit të policisë Daphne.