Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas Beogradit ka ardhur edhe në Tiranë. Disa orë më parë më parë ai ka vizituar Tiranën, duke takuar edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin duket se ka kaluar ditën e dielë.
Vetë Grenell zbuloi këtë vizitë përmes postimit të një fotoje në llogarinë e tij në Instagram duke e shoqëruar me shënimin se kishin ndarë të dy shumë ngjarje dhe tregime bashkë, por i mbajtën sekret me publikun.
“Tregime ngjarjesh gjatë një dreke të dielë me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë,”- ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Instagram.