Një tjetër vrasje brenda familjes ka ndodhur në Larisë të Greqisë, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij në mes të një taverne. Para dhjetëra dëshmitarëve okularë, një burrë 54-vjeç hyri në tavernën e vëllait të gruas së tij hhe qëlloi 8 herë më armë zjarri bashkëshorten e tij, 43 vjeçe.
Pasi kreu vrasjen, autori u përpoq të shpëtonte, por u ndalua dhe u çarmatos nga Policia. ndërsa ende nuk dihen detaje lidhur me motivin e krimit. Policia po merr dëshmi nga dëshmitarët për të zbardhur më shumë detaje nga vrasja.
Sipas protothema.gr, presidenti i Sotiritsës, Vassilis Letsios ka bërë me dije se 43-vjeçarja ishte kthyer në fshatin e saj 4-5 muaj më parë për të ndihmuar biznesin e vëllait të saj, i cili ndodhet në një qendër rehabilitimi.
“Ai nuk ishte këtu, ai erdhi nga Athina dhe e vrau. Çfarë mund të them më?Vajza ishte nga fshati dhe ajo ishte martuar me të në Athinë, jetonin bashkë atje. Por eddhi se iu sëmurë i vëllai dhe nuk kishte kush ta ndihmonë. Tani askush prej nesh nuk e di se çfarë problemesh kishin me njëri -tjetrin. Ai erdhi nga Athina për ta vrarë. Ata ishin të martuar për shumë vite sepse fëmijët e tyre janë thuasje 20 vjeç,“-tha ai.
Kjo është vrasja e dytë brenda javës që ndodh në Greqi, ku pak ditë më parë një shqiptar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, e gjitha për shkaqe xhelozie.