Greqia ka vendosur të ndihmojë menjëherë qytetarët e dëmtuar nga zjarret shkatërrimtare të ditëve të fundit.
600 euro ndihmë direkte financiare do të japë qeveria për çdo qytetar të prekur. Më pas do të ketë kompensim të dëmeve deri në 6 mijë euro kurse për bizneset deri në 8 mijë euro.
Nuk mbetet me kaq. Ky proces menaxhimet nga Komunat dhe deri tani në Acharnes janë transferuar 60 mijë euro, në Kifissia po ashtu 60 mijë euro kurse në Dionysos 30 mijë euro.
Kurse për strehimin, Greqia do të ndihmojë të prekurit me 80% të shumës, kurse 20% do të shihet mundësia e një huaje.
Shteti do të dalë garant dhe mund të merret hua deri në 150 mijë euro, po ashtu do të pezullohen detyrimet tatimore.
Ushtria në Greqi do të vihet në punë në aksionin për shuarjen e flakëve. Vendimi erdhi pas përparimit të flakëve në disa zona.
Ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos vuri në dukje se Forcat e Armatosura do të marrin pjesë me të gjitha mjetet, me patrullime të vazhdueshme në koordinim me Policinë dhe Mbrojtjen Civile.
Siç tha kreu i GEETHA, Konstantinos Floros, duke specifikuar masat, “ne kemi zhvilluar tashmë mekanizmin e mbikëqyrjes si një masë paraprake”, duke vënë në dukje në mënyrë karakteristike se “në tre ditët e fundit 500 persona, 63 automjete të të gjitha llojeve dhe 39 avionë dhe helikopterë janë vënë në punë për shuarjen e zjarrit “.
Tashmë e tutje, patrullat e sigurisë do të dyfishohen ndërsa mbikëqyrja do të bëhet me dronë dhe helikopterë në zonat me rrezik të lartë. “Dronët dhe helikopterët do të fluturojnë në të gjithë vendin për të parandaluar zjarret.”