Katër persona janë arrestuar në Gjilan, pasi të njëjtit ishin konfliktuar mes njëri-tjetrit.Gjatë përleshjes në rrugën “Abdulla Presheva”, të dyshuarit kishin pësuar lëndime të lehta trupore.Sipas raportit 24 orësh të policisë, tre nga të dyshuarit i përkisnin nacionalitetit serb, shkruan Klankosova.tv
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.