Ish-modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj i ka thënë lamtumirë SHBA-së, pasi një arsye e fortë e ka detyruar të kthehet në Çeki, në vendlindjen e bashkëshortit, Jakub Kindl.
Burime pranë çiftit tashmë prindër kanë treguar se çështjet ekonomike i kanë detyruar të largohen nga Amerika, pasi nuk përballonin dot jetesën e shtrenjtë atje. Afërdita dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë në muajin mars dhe natyrisht që jeta e tyre ndryshoi duke shtuar dhe shpenzimet.
Ajo solli në jetë djalin, Sky Blue, të cilin e prezantoi menjëherë me ndjekësit. Afërdita ndan në rrjetet sociale shpesh foto të bebit dhe madje i përgjigjet edhe kuriozitetit të ndjekësve të saj rreth tij.
Ndërkohë, raportohet se Afërdita dhe familja e saj i kanë thënë “lamtumirë” SHBA-së, duke u zhvendosur në Çeki. Tashmë ata do të jetojnë në Republikën Çeke dhe kjo ka një arsye të fortë: gjendjen ekonomike. Jakub Kindl është hokeist dhe do të transferohet në një ekip europian tashmë që la Amerikën.
Në muajin tetor të vitit të kaluar, Afërdita dha lajmin se do të bëhej nënë për herë të parë. Më pas ajo i mbajti ndjekësit vazhdimisht të informuar për shtatzëninë e saj dhe pavarësisht se barku rritej dita-ditës, modelja shqiptare nuk hoqi dorë për asnjë moment nga palestra dhe udhëtimet në vende të ndryshme.
Kishte nga ata që thanë se ajo nuk ishte e informuar shumë në lidhje me këto gjëra, por Afërdita përpiqej të tregonte gjithmonë të kundërtën. Në një intervistë më pas, ajo rrëfeu se kishte marrë çdolloj informacioni dhe se për çdo gjë që bënte konsultohej më parë me mjekun e saj.
Ndërkohë tregoi se fëmija erdhi pa planifikim, sepse ajo dhe Jakub ishin ende duke shijuar njëritjetrin.
“Jo, nuk patëm një periudhë të gjatë që e dëshironim një beb. Ne ishim duke shijuar njëri-tjetrin dhe dashurinë tonë. Ndodhi që bebi vendosi të vinte shpejt dhe ne s’mund të ishim veçse shumë të lumtur”, ka thënë Afërdita.
Për sa i përket momentit kur mori vesh se ishte shtatzënë, rrëfeu: “Ahhhhh! Momenti i testit. E mbaj mend si tani. Po bëhesha gati për palestër, Jakub ishte në krevat duke parë televizor. Bëra testin dhe bërtita me të madhe: ‘Oh my God, I’m pregnant’.
Jakub erdhi me vrap, bëmë edhe dy teste të tjera për të qenë të sigurt dhe akoma nuk arrinim ta besonim deri sa shkuam te doktori për ta konfirmuar. Mora vesh që jam shtatzënë ekzaktësisht një javë para ditëlindjes sime. A mund të kisha marrë dhuratë më të bukur se kaq?”.
Ndër të tjera tregoi se që në fillim e ndjente se do të bëhej nënë e një djali, pavarësisht se Jakub mendonte të kundërtën.
“Në fakt, Jakub mendonte gjithë kohës se ishte vajzë, mami mendonte se ishte vajzë, kurse unë thosha është djalë, po ashtu dhe Jehona…
Nuk e di pse e ndjeja që ishte djalë! U gëzova që do të jetë djalë dhe shok në të njëjtën kohë për Jakub, që ta marrë me vete në hockey dhe t’i rrëfejë botën. Të bëhet si i ati, për mua do të ishte lumturia më e madhe”,- tha Afërdita.
Tre vjet më parë Dreshaj kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me hokeistin çek, Jakub Kindl. Albumin e fotove të dasmës e postoi në rrjetet sociale në 1-mujorin e ceremonisë martesore. Për këtë arsye ajo ndau me ndjekësit e saj në “Instagram” disa momente të paharrueshme nga dita e madhe.
Nga pista e kërcimit, shoqërimi në altar nga nëna e saj dhe ai i vendosjes së unazës ishin disa nga momentet e kapura në foto që përcjellin shumë emocion. Afërdita Dreshaj herë pas here u kushton pak kohë fansave të saj me anë të pyetjeve që iu jep atyre mundësinë t’i drejtojnë.
Së fundmi, më shpesh e pyesin për mëmësinë, e me të drejtë, fundja është tema që i kuriozon më tepër. Dy pyetje morën vëmendjen e të gjithëve. Kur e pyetën për ushqyerjen me gji, Afërdita rrëfeu se së fundmi e ka ndaluar e i është drejtuar asaj me formulë.
Arsyeja është një dhe e vetme: Blu Sky nuk ndihej mirë dhe ajo vendosi ta ndalojë, por të dy tani janë të lumtur me zgjedhjen e re.
Nëse shumë njerëz do të paragjykonin për këtë vendim, Afërdita as nuk e ka problem se çfarë do të vijë pasi e tregon këtë detaj. Fundja, me të drejtë, në sytë e saj ka rëndësi vetëm mirëqenia e fëmijës dhe vetëm ajo e di çfarë është më e mira për fëmijën e saj.
E tashmë tri vite pas martesës dhe një fëmijë, e mësuar me Amerikën, kthehet të jetojë në Çeki. Lind pyetja se çfarë pune do të bëjë Afërdita tani e tutje, përveç kujdesit për djalin?