Çfarë e shkaktoi pandeminë e koronavirusit? Shtëpia e Bardhë dëshiron t’i jap një përgjigje kësaj çështje, ndaj tashmë agjencitë e inteligjencës amerikane kanë fituar akses në të ashtuquajturën “thesari i të dhënave gjenetike që mund të jenë kyç për të zbuluar origjinën e koronavirusit Covid-19”.
Do të duhet kohë për të kuptuar atë që tingëllon si një sasi e konsiderueshme të dhënash të papërpunuara, megjithatë agjentët po përdorin superkompjuterë të një sigurie të lartë që kuptojnë edhe gjuhën mandarine.
Hetimi është pjesë e një studimi më të gjerë për të studiuar origjinën e koronavirusit. Në mars, qeveria kineze refuzoi të dorëzojë të dhënat që lidhen me virusin në Organizatën Botërore të Shëndetit dhe SHBA, një lëvizje që ndezi dyshime.
Deri më tani, ne kemi më shumë pyetje sesa përgjigje. Hetuesit ende nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi përfundimtare që mund të provojë se virusi është shpërdarë qëllimisht.
“Thesari” i ri i të dhënave nuk ka gjasa të plotësojë të gjitha boshllëqet në njohuritë tona në lidhje me origjinën dhe evolucionin e virusit. Ekspertët argumentojnë se edhe me një panoramë të plotë të gjenomit të hershëm të virusit, pa kontekstin e duhur, nuk ka gjasa që ne të gjejmë origjinën e tij të saktë.