Ditën e sotme janë publikuar pamjet ku policia ekzekutoi një terrosist në Londrën Jugore disa kohë më parë, pasi ai kishte tentuar ti merrte jetën dy personave kalimtarë të rastësishëm.
Daily Mail ka publikuar videon e kapur nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët, ku duket se dy policë kanë hapur zjarr ndaj terroristit Sudesh Amman pasi ai plagosi dy persona dhe tentoi të qëllonte edhe policinë. Kjo e fundit e qëlloi gjashtë herë në një distancë të afërt. Pasi u qëllua, terrosisti u ‘përpëlit’ disa herë e më pas vdiq.
Në viden e publikuar shihen edhe kalimtarët të tmerruar nga situata kaotike që u shkaktua në rrugët e qytetit.