Agjensia hapësinore NASA, ka publikuar imazhet e te gjitha vendeve ku ka vatra zjarri nëpër botë në kohë reale.
Harta e publikuar tregon të gjitha vendet me zjarre ku të rrezikshme përveç ishullit të Evias në Greqi dhe në Itali, zjarret e rrezikshme janë edhe në Amerikën Veriore dhe Jugore në veçanërisht Zambia, Angola, Malavi dhe Madagaskar.
NASA ka publikuar gjithashtu pamjet se si ka avancuar zjarri në ishillin e Evias që nga data 3 deri më datën 8 gusht. Fillimisht ishte vetëm një vatër e vogël zjarri më pas u zgjerua duke përfshirë siperfaqe të madhe të ishullit.
NASA shkruan se përsa i përket Afrikës, megjithëse nuk është e mundur të përcaktohet nga sateliti se si shpërtheu një zjarr, përhapja, vendndodhja dhe koha sugjerojnë se zjarret ishin të qellimshme dhe ishin vendosur për qëllime bujqësore. Fermerët në këto zona kanë përdorur zjarrin për mijëra vjet për të pastruar prodhimet e vjetra nga fushat e tyre dhe për t’i përgatitur ato për të reja, për të djegur shkurre, për të rinovuar kullotat ose savanën.
Edhe pse zjarri është një mënyrë efikase dhe ekonomike për të menaxhuar tokën, veçanërisht në savanën afrikane ku ekosistemi varet nga zjarret periodikë për shëndetin e tij, zjarret janë burime rreziku, të tilla si tymi, lëshimi i gazrave serë dhe shkatërrimi i ekosistemeve. Në Afrikën Qendrore, përfundon NASA, sezoni i zjarrit zakonisht fillon në maj dhe arrin kulmin e tij në gusht.