Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare sopranoja Ermonela Jaho, do të jetë pjesë e filmit të zhanrit dokumentar me titull “Zjarri i shenjtë” të regjisorit Jan Schmidt-Garre.
Ky realizim, i cili do të shfaqet në kinema në muajin tetor 2021, paraqet tre artiste të operës: Ermonela Jaho, Barbara Hanigan dhe Asmik Grigorian. Të treja tregojnë ndjesitë para dhe gjatë koncertit, për të cilat Jaho flet shqip.
Fuoco sacro – English trailer from Jan Schmidt-Garre on Vimeo.
“E ndjej orkestrën si një mushkëri gjigande që merr frymë me emocionin tim,“-shprehet ajo. Ndërsa vetë ka bërë me dije lajmin për pjesëmarrjen e saj në film, duke mos i kursyer edhe komplimentet për regjisorin.
“E perulur qe te jem pjese e filmit te fundit te Jan Schmidt-Garre, Fuoco Sacro, i cili del ne kinema kete Tetor. Filmimi ishte nje eksperience katarktike dhe besoj se e ruan ate fuqi edhe sot. Ja kalove vetes Jan, urime per kete kryeveper te ndjere…,”-shkruan ajo në Facebook.
POSTIMI I PLOTË: