Greqia prej ditësh vijon që të përballet me sfidën dhe me rrezikun e përhapjes së flakëve të zjarrit.
Mediat greke bëjnë me dije se së fundmi janë riaktivizuar vatrat e zjarrit në Evinë Veriore, ku më të rrezikuara janë Ellinika, Agriovotano, Asmini, Galatsona dhe Avgaria.
Ndër të tjera në media thuhet se për shkak të përhapjes së flakëve të zjarrit rrezikohen disa fshatra.
Ndërkohë zjarrëfikës ndërkombëtarë dhe vullnetarë të shumtë po punojnë për shuarjen e flakëve./abcnews.al