Kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, përmes një shkrimi në profilin e facebook-ut, ka reaguar ndaj dekleratës së kryetarit të Partisë Progresiste serbe (SNS) në Bujanoc, Nenad Mitroviq.
Në ketë reagim, kryetari Enver Ramadani, ka shkruar:
Reagim ndaj deklaratës së deputetit/asambleistit e udhëheqësit të përparimtarëve, z. Nenad Mitroviq
Mungesa e transparencës dhe mos publikimi I të dhënave zyrtare është e kundërligjshme.
Kërkesa e Kuvendit Komunal për qasje në informacione publike, nuk do të duhej të konsiderohej si “thirrje e ngritjes së tensioneve dhe urrejtjes ndëretnike”. Përkundrazi, thirrje për respektim të normave ligjore.
Ndryshe, mbajtja e këtyre informacioneve si “të fshehta” flet shumë për këto institucione dhe vetëm sa ngjall dyshimet për mundësinë e manipulimit.
Këto informacione që kemi kërkuar do të jenë në shërbim të qytetarëve të Bujan
ocit, për qëllime statistikore dhe projektuese të programeve të mundshme zhvillimore e social-ekonomike. Pasqyra e qartë e disponimit me kapacitete profesionale dhe gjithëpërfshirje të bashkësive edhe etnive që jetojnë në Bujanoc, në këto institucione. Barazia garantohet edhe me ligjet në fuqi.
- Mitroviq, po të ishte siç duhej, duke u respektuar përfaqësimi I të gjitha etnive sigurisht që struktura e të punësuarve do të ishte ndryshe dhe gjithsesi juve nuk do të ju pengonte kjo kërkesë e Kuvendit Komunal për t’i marrë këto informacione.
Shqetësimet tuaja janë si të dorëzoni listën e të punësuarave nga “Banja e Bujanocit”. Që nuk korrespondon me përbërjen multietnike të komunës në Bujanoc (por ne jemi në pritje të përgjigjes suaj, ngaqë kërkesën e keni pranuar).
Sa I përket pozitës sime: e ushtroj me përgjegjshmëri që një vit dhe jam I përkushtuar të punoj në të mirën e gjithë qytetarëve të Bujanocit, pa dallime, si djalë I lindur dhe rritur në qytet e ndjej peshën angazhimit edhe më fortë.
Ndërsa sa I përket asaj se sa I kam dhënë Bujanocit është më mirë ti pyesësh “Stare Bujanovčane” – Bujanocasit e vjetër, të cilët dyshoj se i njihni, kurse ndjej keqardhje se si silleni dhe mundoheni t’i përfaqësoni.
Asetet e Bujanocit nuk janë tuajat, por të qytetarëve të Bujanocit. Gjithashtu edhe Banja e Bujanocit nuk është e juaja, por e qytetarëve të Bujanocit.
Sa për të ta kujtuar shqiptarët në rrethin e Pçinjës përbëjnë 30% e popullsisë, e në institucione shtetërore janë të përfaqësuar me vetëm 1%, prej tyre.
Por, dilema ime është, çfarë ju keni bërë për Bujanocin, sepse unë nuk kam asnjë njohuri, përveç se kur urdhëroheni nga lartë të punësoni dikë nga Trgovishta, Vranja e Vlladiçin Hani në Bujanoc. Duke ua mohuar mundësinë e t’i leni rrugëve qytetarët e Bujanocit, e edhe serbët në emër të të cilëve po thirreni, e që nuk I përfaqësoni në të vërtetë.
Ejani në kuvend se nuk bëhet politika duke fyer e akuzuar, ejani të argumentoj gjitha këto që ti citova të cilat janë shumë pak nga ajo që duhet ta them vërtetë.