Lionel Messi tashmë ka një vend për të lënë bagazhet e tij në Paris. Futbollisti argjentinas dhe familja e tij do të kalojnë ditët e para në Royal Monceau, një hotel luksoz me pesë yje i vendosur shumë pranë Harkut të Triumfit dhe një nga të preferuarit e yjeve botërore. Ishte në të njëjtin hotel miku i tij Neymar ku mbërriti te PSG në vitin 2017.
Le Royal Monceau u inagurua në vitin 1928 dhe mirëpriti figura historike si shkrimtari Ernest Hemingëay, valltarja Josephine Baker, Walt Disney, David Ben Gourion ose General Eisenhower, si dhe yje të shumtë të Hollivudit. Hoteli ka 85 dhoma, 61 suita dhe 3 suita presidenciale. Ajo u rinovua plotësisht disa vjet më parë nga stilisti francez Philippe Starco i cili zgjodhi një stil elegant.