Romelu Lukaku ka mbërritur në Londër për të nisur aventurën e tij të dytë në Premier League. Sulmuesi belg, pasi kishte kryer ekzaminimet e para mjekësore në Milano, u drejtua për në Monte Carlo për të nënshkruar rinovimin e marrëveshjes me agjentin e tij Federico Pastorello dhe më pas fluturoi për në Angli. Në Londër lojtari nënshkroi kontratën për 5 vjet me 12 milionë euro në sezon dhe më vonë u njoftua zyrtarisht nga klubi londinez.
Interi do të përftiojë 115 milionë euro, për të investuar, të paktën pjesërisht. Lukaku largohet nga zikaltrit pas dy sezoneve, në të cilat ai luajti 72 ndeshje duke shënuar 47 gola. Sezonin e kaluar, sulmuesi belg ishte vendimtar në fitimin e titullit kampion duke shënuar 24 gola. Lukaku më pas foli pas arritjes së marrëveshjes.
Welcome home, @RomeluLukaku9. 💙#LukWhosBack pic.twitter.com/P43CAIVqfU
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 12, 2021
“Ndjenjë e jashtëzakonshme të rikthehem këtu, do përpiqem të ndihmoj Chelsea për të fituar të tjerë trofe.
Klubi dhe Chelsea, sa i përket ambicieve që kanë, janë perfekte për nevojat e mia. Mezi po pres të zbres në fushë“, deklaroi bomberi i njohur.